Ka vazhduar edhe sot rinumërimi i disa vendvotimeve të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kësisoj, vetëm në një vendvotim në Arllat të Drenasit Nismës i janë shtuar 22 vota.

Përderisa të rezultatet e publikuara nga KQZ, Nisma ka vetëm një votë, pas rinumërimit të këtij vendvotimi Nismës i janë shtuar edhe 22.

Nisma Socialdemokrate po kërkon rinumërim të votave duke parë defektet që ka prodhuar formulari me me gabime.

Sot në vazhdimësi në media kanë qarkulluar formulare ku vota të partive të ndryshme i janë bartur Listës Serbe ose partive tjera minoritare.

 

Share.