Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken tha se kanë marrë premtime shtesë nga SHBA-ja për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Ne morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë i mbrojtjes,” u tha Kuleba gazetarëve, shkruan The Guardian.
Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë tha se Biden po shoqërohet nga Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, Lloyd Austin, janë duke zhvilluar një takim me homologët e tyre ukrainas, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov, raporton BBC.
Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe do të zhvillojë takime gjithashtu me homologun e tij polak, Andrzej Duda. Ndërsa do të mbajë një fjalim rreth konfliktit më vonë të shtunën.
Disa thonë se fakti që ministrat ukrainas po largohen nga vendi i tyre është një shenjë e besimit të tyre në rritje në mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë.
/TV Malisheva