Vaksina Astra Zeneca ka krijuar problematika të shumta për riskun e trombozave, edhe pse rastet janë minimale dhe vetë EMA, Agjencia Europiane e Barnave, ka deklaruar ditët e fundit që benefitet janë më të shumta se risku.

Por tromboza është gjithsesi diçka e asociuar zyrtarisht tashmë si komplikacion i kësaj vaksine, dhe për këtë arsye është mirë të njihen të gjithë ato simptoma që mund të bëjnë të dyshosh se diçka po ndodh.

Sipas mjekëve, këto simptoma mund të vijnë deri në dy javë nga vaksinimi. Një nga simptomat më karakteristike që mund të njoftojë një fillim tromboze mund të jetë një dhimbje koke shumë e fortë, therëse, dhe padyshim jo një dhimbje koke çfarëdo, që është normale pas vaksinimit.

Por sipas tyre, mund të fillojmë të shqetësohemi vetëm në qoftë se dhimbjes së kokës i bashkohen simptoma si probleme shikimi, humbja e sensibilitetit të gjymtyrëve dhe një far konfuzioni në të folurin.

Sipas profesor Mannuccit, të universitetit të Milanos, arsyeja për të treguar kujdes gjatë dy javëve të para vjen me shumë mundësi “nga një reaksion autoimun, ku vaksina nxit formimin e antitrupave që sulmojnë pllakëzat e gjakut duke shkaktuar mpiksjen”.

Prandaj ai mendon që një analizë e gjakut mund të jetë diçka e duhur, në ditët pas vaksinimit, për të parë në qoftë se ka një ndryshim të madh në numrin e pllakëzave. Por ai këshillon që gjithsesi këto analiza të shihen bashkë me një mjek, dhe mos të jetë një burim ankthi./TV Malisheva

Share.