Man Unitedi do të përballet me rivalin e saj të përjetshëm, Liverpoolin, në një ndeshje që vendos shumë për të dyja skuadrat, përcjell TV Malisheva.
Gjithsesi, pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldos, dje në familje, do të ishte e vështirë për të nëse do të luante sot ose jo.
Por duket se vendimi është marrë nga të dyja palët.
Portugezi nuk do të udhëtojë për në “Anfield”, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë pranë familjes dhe ky vendim është miratuar dhe nga klubi.
“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, ishte deklaratë e Manchester United para takimit me “Të Kuqtë”
/TV Malisheva