Ditën e djeshme, Yll Limani, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prishtinës, pas humbjes së maces së tij.
Sipas Yllit, macja kishte dalur pak sekonda në oborrin e shtëpisë, ku ishte sulmuar keq nga tetë qenë endacakë.
Këngëtari i ka shtruar disa pyetje të rëndësishme ndaj komunës, si “çka nëse në vend të macës do ishte fëmiu im” apo “nëse në vend të macës të isha unë”.
Pas Yllit, edhe babai i tij është shprehur i pikëlluar me humbjen e maces, e cila u sulmua nga qentë.
“Lamtumirë Loki. Ky nuk është vend i maceve të shtëpisë. Është vend i llaskucave.”, ka shkruar babai i Yllit në ‘Facebook’.