Christina Aguilera ka festuar ditëlindjen e 40-të të premten dhe pastaj me të gjithë adhuruesit e vet ka ndarë një mesazh të bukur e të thellë.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, ajo ka shkruar në lidhje me moshën e saj – mesazh i mbushur me nota fuqizuese dhe inspiruese.

Në mesin e një teksti të gjatë, ajo ndër tjera ka thënë: “Çfarë koncepti i bukur… jo vetëm t’i ‘mbushësh’ 40 vjet, por të arrish në 40”.

“Unë jam një shpirt i vjetër dhe e vlerësoj mençurinë, mirësinë dhe bukurinë që vjen me çdo vit të ri të jetës”, ka shtuar ajo.

Në mes të rreshtave, ajo nuk ka hezituar t’i prek edhe ngjarjet e paprecedentë të vitit 2020.

“Bota jonë është kthyer mbrapsht, por unë ende kam shumë besim në të ardhmen”, ka shtuar ajo.

Në fund ajo nuk ka hezituar t’i falënderojë edhe, siç i quan ajo “shpirtrat e bukur e të rrallë”, të cilët kanë qëndruar pranë saj për mbi 20 vjet. /TV Malisheva

Share.