“El Clasico” e djeshme mes Real Madridit dhe Barcelonës është mbyllur në mënyrën më spektakolare të mundshme.
Në “Santiago Bernabeu”, mbrëmja e djeshme vuri përballë dy gjigantët e futbollit, Real Madridin dhe Barcelonën, shkruan TV Malisheva
Në kuadër të javës së 29-të në La Liga, Barcelona i ka shkaktuar humbje të hidhur 0:4 Real Madridit në kryeqytetin spanjoll.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shumë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Pas ndeshjes, Xavi tha se skuadra e tij ishte fantastike në këtë ndeshje.
“Më shumë se trajneri i Barcelonës, unë jam një tifoz i këtij klubi. Kjo lojë është e krahasueshme me ndeshjen 2:6. Ne ishim shumë më të mirë se Madridi”, tha Xavi për mediat spanjolle.
/TV Malisheva