Në reagimin e parë pas finales së Eurovision ku Shqipëria u rendit në vendin e 21, përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri shprehet e lumtur që pati fatin ta jetojë këtë eksperiencë.
Duke falenderuar të gjithë ata që e kanë suportuar në këtë garë, ajo thotë se rezultati i mbrëmshëm nuk ja ka venitur magjinë e kësaj ëndrre, pasi siç thotë ajo dhe siç ne e dimë, çdo gjë është politike.
“Ju falënderoj nga thellësia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime!
Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare!
E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan ajo.
Çmimi i parë i Eurosong shkoi për Italinë, e dyta u rendit Franca dhe treta Zvicra me supertalentin me origjinë nga Kosova Gjon Muharremaj. /TV Malisheva