Dy javë pasi u vaksinua kundër COVID-19, infektologu shqiptar ka rezultuar pozitiv me këtë virus.

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv.

Ndërsa, 14 ditë më parë ai kishte marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në Shqipëri që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama./TV Malisheva

Share.