Kjo recetë është e shpejtë dhe preferohet të bëhet kur nuk keni shumë kohë, por keni nevojë për një pjatë të ngrohtë dhe që do të ju ngopë
Përbërësit e nevojshëm:
200 gram pasta
200 gram file pule
1 spec më të vogël
250 ml salcë kosi për gatim
100g djathë
vaj
Krip dhe piper
pluhur hudhër
borzilok dhe majdanoz
Mënyra e përgatitjes:
Gatuani makaronat dhe lërini mënjanë. Pulën e prerë në kube. Shtoni mishit të pulës melmesa për shije (kripë, piper, hudhër, borzilok dhe majdanoz).
Shtoni pak vaj ose gjalpë. Fërgoni deri sa të marrë ngjyrën nga të gjitha anët. Gjithashtu, prisni specin në çfarëdo forme që doni, duhet të jetë sa më i vogël që të jetë e mundur. Shtoni salcën e kosit në mish dhe skuqeni derisa të bëhet masë homogjene. Në fund shtoni borzilok dhe majdanoz. Lëreni të ziejë, pastaj shtoni pastat dhe djathin e grirë.
Përzieni gjithçka dhe vendosni në një pjatë./gazetametro.net