- Reklamë e sponsorizuar -

Kjo recetë është e shpejtë dhe preferohet të bëhet kur nuk keni shumë kohë, por keni nevojë për një pjatë të ngrohtë dhe që do të ju ngopë

Përbërësit e nevojshëm:

200 gram pasta

200 gram file pule

1 spec  më të vogël

250 ml salcë kosi për gatim

100g djathë

vaj

Krip dhe piper

pluhur hudhër

borzilok dhe majdanoz

Mënyra e përgatitjes:

Gatuani makaronat dhe lërini mënjanë. Pulën e prerë në kube. Shtoni mishit të pulës melmesa për shije (kripë, piper, hudhër, borzilok dhe majdanoz).

Shtoni pak vaj ose gjalpë. Fërgoni deri sa të marrë ngjyrën nga të gjitha anët. Gjithashtu, prisni specin në çfarëdo forme që doni, duhet të jetë sa më i vogël që të jetë e mundur. Shtoni salcën e kosit në mish dhe skuqeni derisa të bëhet masë homogjene. Në fund shtoni borzilok dhe majdanoz. Lëreni të ziejë, pastaj shtoni pastat dhe djathin e grirë.

Përzieni gjithçka dhe vendosni në një pjatë./gazetametro.net