Në kuadër të realizimit të programit për pastrimin e ambientit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot është bërë pastrimi i pjesës së lumit Mirusha, afër pishinave në fshatin Banjë, ku janë larguar mbeturinat dhe është pastruar pjesa e rrjedhës së lumit.

Pastrimi është bërë nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët kanë asistuar në pastrimin e lumit.

Aksionin në këtë pjesë të lumit, e kanë parë nga afër edhe drejtorët e drejtorive të shërbimeve publike dhe të mbrojtjes dhe shpëtimit, Rifat Mazreku dhe Shqipron Shala.

Drejtori Mazreku, ka thënë “ky aksion është pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në territorin e Komunës së Malishevë, ndërsa kjo zonë është edhe zonë turistike, apo vendi më i vizituar gjatë sezonit turistik, prandaj mirëmbajtja do të jetë e vazhdueshme”.

/TV Malisheva

Share.