Ndonjëherë harrojmë se sa të dobishme janë barishtet për shëndetin tonë. Hithra është një nga bimët më të dobishme.
Pak njerëz i njohin përfitimet e shumta të hithrave. Të gjitha pjesët e kësaj barishteje janë të dobishme dhe kanë veti mjekësore – pema, rrënjët, gjethet dhe lulet.
Hithra është bima më e mirë për pastrimin e gjakut. Po ashtu është një ilaç natyral për sëmundjet e traktit urinar, si inflamacionet, gurët dhe rëra dhe madje mund të veprojë edhe në parandalimin e krijimit të gurëve në veshkë dhe në traktin urinar.
Hithra përmban sasi të mëdha të vitaminës A, kripëra të ndryshme minerale, hormone bimore dhe enzime që ndikojnë pozitivisht në qelizat e kuqe të gjakut.
Prandaj, shumë shpesh, çaji i hithrës është rekomanduar si një ilaç natyral për aneminë, transmeton Klan Kosova.
Gjethet e hithrave mund të hahen të freskëta si sallatë, të përgatitura me pak lëng limoni dhe vaj ulliri.
Kjo barishte mund të konsumohet edhe si lëng i freskët apo çaj. Hithra pastron gjakun dhe ndihmon në lirimin e toksinave nga trupi.
Është vërtetuar shkencërisht se hithra ul nivelin e sheqerit në gjak kështu që rekomandohet për pacientët me diabet.
Hithrat gjithashtu ndikojnë pozitivisht në humor të mirë dhe reduktojnë depresionin. Kjo bimë përmirëson sistemin e tretjes prandaj edhe është përdorur shpesh si një ilaç natyral për kapsllëk.
Hithra gjithashtu forcon imunitetin natyror të trupit. /TV Malisheva