Patatet e pjekura në furrë marrin shije të veçantë në saje të përzierjes së kosit dhe mëlmesës

Përbërësit:

▪ 4 – 5 patate të mëdha
▪ 2 lugë vaj
▪ 2 lugë kos të dendur
▪ 1 lugë e vogël krip
▪ ¼ lugë piper apo spec djegës
▪ ½ lugë e vogël mentë
▪ ½ lugë e vogël temjan

Përgatitja:

Qëroni patatet, prisni në feta dhe lyeni me kos të përzier me mëlmesë.

Piqni në tepsi të lyer apo në letër për pjekje, rreth 40 minuta, në temperaturë 200 gradësh. /TV Malisheva

Share.