Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi i Villarrealit, Pau Torres është shumë afër kalimit në Premier Ligë.
Aston Villa ka arritur një marrëveshje me Villarrealin për transferimin e mbrojtësit, Pau Torres.
Marrëveshja është arritur me Villarrealin ku vlera e kartonit të Torres do të jetë shumë më pak se klauzola e lirimit për shkak të kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2024.
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery e dëshironte me çdo kusht transferimin e Torres, dhe tani ky i fundit i bashkohet ish-trajnerit të tij në një kontratë afatgjate.
Bayerni vendosi që të transferojë Kim Min-Jae si mbrojtës të ri dhe Pau tani i bashkohet Aston Villas për të provuar një kapitull të ri në Premier Ligë.
/TV Malisheva