Kryeministri britanik Boris Johnson ka refuzuar një kërkesë për një referendum mbi pavarësinë e mbajtur në Skoci nga kryeministrja skoceze Nicholas Sturgeon.

“Në vitin 2014, qytetarët e Skocisë vendosën që ata dëshironin të qëndrojnë në Britaninë e Madhe dhe kjo duhet të respektohet nga qeveritë e Skocisë dhe Britanisë së Madhe,” tha Johnson.

Ai i kujtoi Sturgeon se ajo personalisht kishte premtuar se kërkesa e qytetarëve në vitin 2014 do të ishte “e vetmja në këtë gjeneratë”.

“Në atë referendum, 55 për qind e qytetarëve votuan të mbeten në Britaninë e Madhe që do të thotë se një deklaratë e re do të ishte e kotë,” tha Johnson.

Kryeministri britanik theksoi se nuk ishte në interesin e Skocisë të harxhonte kohë të vlefshme për të debatuar nëse do të ishte një shtet i pavarur kur kishte probleme urgjente që duheshin adresuar, transmeton KosovaPress.

Në një kërkesë për të mbajtur një referendum të ri, Sturgeon deklaroi se ajo ishte e justifikuar me faktin se shumica e skocezëve votuan kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Share.