Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika deklaroi sot se protestuesit që kanë kryer akte dhune do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Në një prononcim për media, Panganika tha se “veprimet e protestuesve ishin të dhunshme. Nga brenda selisë së PD-së erdhi njoftimi që na rrezikohet jeta. Ne e vlerësuam që u rrezikohej jeta dhe menduam të ndërhyjmë e të shpërndajmë protestuesit për të shmangur aktet e dhunshme dhe siguruar jetën e qytetarëve”.

“Oborri tek selia e PD-së konsiderohet një vendngjarje dhe Policia e Shtetit nën drejtimin dhe të Prokurorisë do të kryejë veprimet proceduriale, në bazë të kodit të procedurës”, tha drejtori Panganika.

Duke iu përgjigjur interesimit të medies, Panganika tha se “nuk do ta ruajmë godinën, pasi të kryejmë proceduarat do të largohemi”.

Drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se gjatë protestës ka mbetur i plagosur një qytetar dhe një punonjës policie./TV Malisheva

Share.