Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në prani të Policisë së Shtetit, në rastin e prezantimit të buxhetit për 2022.

Deputeti Ervin Salianji akuzoi kryeministrin se po “poshtëron forcat e policisë si sfond i propagandës politike”.

Sipas tij, policia është shndërruar në “instrument për qëllimet e kryeministrit”, dhe jo më si instrumenti kryesor për zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj krimit.

“Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve”, tha deputeti demokrat./A2 ./TV Malisheva

Share.