Dega e Partisë Demokratike në Malishevë ka lëshuar një komunikatë për media, pas “përplasjes” mes Komunës së Malishevës  dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilën komunikatë kërkohet: ”

Andaj ftojmë që sa më parë të ndërpritet ky lloj komunikimi e t’iu kthen nevojave të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
Furnizimi i QKMF-së si fjala vije me 90 Maska Respirator FFP2 ( siç edhe shihet në komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë ) është jashtëzakonisht zhgënjyes. Furnizim ky i ndodhur me datën 11.03.2020 i shoqëruar edhe me disa të tjerë artikuj për QKMF që numëron mbi 120 punonjës shëndetësor. Ndërsa furnizimi tjetër nuk ndodhi deri me datën 15.03.2020 e për nga aspekti sasior ishte gjithashtu jo i denjët”
Komunikata e plotë :
Komunikatë për media – PDK Dega Malishevë.
Shëndeti i qytetarëve në Malishevë po rrezikohet nga pandemia COVID-19, pushteti qendror e lokal tallet me masat mbrojtëse.
Të nderuar qytetar të Komunës së Malishevës, jemi dëshmitarët të situatës së rënduar në komunën tonë. Tashmë jemi epiqendra e pandemisë në anën tjetër shohim një pushtet totalisht të pa denjë dhe jo serioz për t’i bërë ballë situatës.
Sot, më shumë se kurrë Malisheva ka nevojë për trajtim dinjitoz.
E si po trajtohemi, shohim akuza e demante nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Pushtetit lokal.
Andaj ftojmë që sa më parë të ndërpritet ky lloj komunikimi e t’iu kthen nevojave të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
Furnizimi i QKMF-së si fjala vije me 90 Maska Respirator FFP2 ( siç edhe shihet në komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë ) është jashtëzakonisht zhgënjyes. Furnizim ky i ndodhur me datën 11.03.2020 i shoqëruar edhe me disa të tjerë artikuj për QKMF që numëron mbi 120 punonjës shëndetësor. Ndërsa furnizimi tjetër nuk ndodhi deri me datën 15.03.2020 e për nga aspekti sasior ishte gjithashtu jo i denjët.
Në anën tjetër kryetarit të Komunës së Malishevës, Begaj ju dash hiq më pak se 17 ditë në karantinë për të kërkuar një mbledhje urgjente nga Asambleja Komunale në mënyrë që të trajtohet situata e krijuar e të ndahen mjete për tu kujdesur për nevojat e qytetarëve.
Andaj ne si Parti Demokratike e Kosovës Dega në Malishevë, kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet ky lloj komunikimi dhe të bashkohen forcat në luftë kundër pandemisë COVID-19.

Share.