Partia Demokratike e Kosovës do të inicioj një seancë të jashtëzakonshëm sa i përket votimit për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të dytë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se pas pranimit të disa prej kushteve të PDK-së, kjo parti do ta përkrahë këtë projektligj të cilin e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për bizneset dhe qytetarët.
Njëri nga amendamnetet e PDK-së, për këtë Projektligj ka qenë Qeveria t’i rimburosjë qytetarët që tërheqin 10 përqindëshin nga Trusti, e që kanë më pak se 10 mijë euro.
Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.Amendamenti i tretë thotë se të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështetën financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.Amendamenti i katërt thotë se do të paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë Covid-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.