Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe njëherë e kanë konfirmuar se nuk do të votojnë asnjë ligj që do të vie në Kuvend.
E, vendimin e tyre deputetja Duda Balje, e sheh si shenj revolte ndaj Qeverisë.
“Po, unë këtë e shoh si një shenjë revolte pra ata po e bëjnë këtë si revolt. Është e drejtë e opozitës, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë”, ka thënë ajo.
Kurse, ka pasur edhe një përgjigje sa i përket pozicionit të grupi multietnik.
“E, tash varet krejt prej votave të cilat tash ne i kemi si koalicion qeveritar brenda do të thotë Vetëvendosje bashkë me grupin multietnik. Nëse ne krejt jemi bashkë do të kalojnë ligjet të cilët u duhen 2/3 e votave, jo për marrëveshje ndërkombëtare sepse për marrëveshje ndërkombëtare nevojiten shumë më shumë vota edhe pa opozitën ne nuk jemi në gjendje për të votuar, por votat të cilat duhet ne jemi këtu ku jemi, edhe nëse jemi të gjithë për, secili ligj do të kalojë”, ka thënë ndër të tjera deputetja.
/TV Malisheva