Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar se gjatë ditës së djeshme kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë Faton Abdullahu.
“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, tha Faton Abdullahu, zëdhënës i PDK-së.
Theksojmë se emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me krerët e partive opozitare.
Me Memli Kransiqin nga PDK, me Lutfi Hazirin nga LDK dhe Ramush Haradinajn AAK-së, ky i fundit kishte konfirmuar se në atë takimin kishte pa draft-statutin e Asocacionit ndërkohë që Krasniqi e Haziri kishin mohuar një gjë të tillë./Insajderi/
/TV Malisheva