Dega e PDK-së në Malishevë i është përgjigjur me kundër-reagim Nismës Socialdemokrate, e cila e akuzoi komisionerin e saj për presion ndaj votuesve.

“Reagimi i Nismës për komisionerin tonë Faton Telaku në Banjë është frikë nga humbja, si dhe presion ndaj komisionerit tonë i cili është duke e ruajtur votën e PDK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Banja ishte në të kaluarën si bastion i Nisma-s, mirëpo tani nuk është më. Ajo po bën presion jo vetëm ndaj komisionerit tonë, por edhe ndaj qytetarëve tjerë në Banjë”, përfundon reagimi i PDK-së.

Share.