Partia Demokratike e Kosovës do të veprojë në mënyrë të njëjtë ndaj mocionit që ka iniciuar Vetëvendosje, ashtu sikur ndaj mocionit të iniciuar nga LDK, për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kjo parti nuk kishte dhënë nënshkrimet për mocionin që të procedohet në Kuvend, por kishte votuar në seancë për rrëzimin e Qeverisë Kurti, kur kishte hyrë në rend dite.
Zyrtarë të PDK-së kanë thënë për Ekonomia Online, se ata do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, nëse mocioni hynë si pikë në rendin e ditës në Kuvend.
“Nuk e kemi nënshkruar as mocionin për rrëzimin e Albin Kurtit, kur e ka nise LDK. Kështu qe se nënshkruajmë asnjë mocion, vetëm e votojmë nëse vjen Kuvend”, ka thënë zyrtari i PDK-së, për ekonomia online.
Përkrahje të mocionit të Vetëvendosjes nuk do të jap as Nisma e Fatmir Limajt. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie Endrit Shala.
Vetëvendosje ka 31 deputetë dhe i duhen të paktën edhe 9 vota që mocionin ta procedojë në Kuvend./Tv Malisheva