Deputeti i PDK-së, Bedri Hamzaj, ka thënë se partia e tij do ta përkrahë qeverinë në propozimin për rishikimin e dytë të buxhetit.

Hamzaj ka thënë se edhe si grup parlamentar kanë pajtueshmëri të plotë për përkrahjen e buxhetit pavarësisht të metave që ka dokumenti i përgatitur rreth buxhetit.

Deputeti i PDK-së ka thënë se pavarësisht se nuk janë marrë parasysh propozimet e PDK-së, është më mirë që të përkrahet rishikimi i buxhetit me të metat që ka dokumentacioni sesa të mos votohet fare.

“Ne deklaruam që do ta përkrahim buxhetin pa kushte. I propozuam disa amendamente, me bindje të plotë që i kontribuojnë situatës. Por pjesa dërmuese nuk janë marrë në konsideratë.

Pavarësisht që i kemi përmendur edhe në leximin e parë, të metat që i përmban ky dokument. Ne jemi në një situatë ku duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, ose mos ta përkrahim buxhetin për shkak të mospajtimeve, ose ta përkrahim buxhetin qyshdo që të jetë dhe do të është më mirë se sa mos me e përkrahë.

Dhe ne si grup parlamentar do ta përkrahim buxhetin. Kemi konsistencë të plotë në këtë”, ka thënë Hamza në fjalën e tij./Tv Malisheva

Share.