Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, e ka quajtur aksident ardhjen e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emisionin “Desku” të KTV-së, Peci tha se Mustafa nuk është ai lloj i udhëheqësit i cili rritet në mënyrë organike, por se ka ardhur në pushtetin që e kishte pasur për më shumë se një dekadë aksidentalisht.
Sipas tij, Mustafa është shquar për shkeljen e kauzave të cilat i ka ngritur vetë ai.
“Unë dhe Presidentja jemi rritur në LDK. Z.Mustafa nuk ka qenë një lloj udhëheqësi si dikush që rritet në mënyrë organike. Ardhja e tij në LDK ka qenë një aksident më shumë sepse ka ditur të ngrisë disa kauza që i ka shkelur një nga një. Ai ka ndryshuar pjesën e bërthamës së organizimit për çka është shquar ai”, ka thënë Peci.
Ish-anëtari i LDK-së më tej tha se përpjekja e Vjosa Osmanit për t’u bërë kryeministre derisa ishte në Lidhjen Demokratike, ishte përpjekje që kishte për qëllim që Osmani ta marrë lidershipin që Mustafa e kishte pasur për vite të tëra.
“Përpjekja e znj.Osmani për të qenë kryeministre nga LDK-ja ka qenë përpjekje e Osmanit që ta sfidojë z.Mustafa nga pozita që ai kishte si kryeministër në garën e brendshme të LDK-së. Ishte qëllim që ajo të bëhej kryeministre dhe ta marrë lidershipin e LDK-së”, tha më tej ai./TV Malisheva