Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Faton Peci me anë të një reagimi publik ka thënë se Instituti Bujqësor i Kosovës për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, banesa e prona.

Përmes një reagimi në Facebook, Peci ka thënë se në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë, do të ndajë me qytetarët dëshmi se si akterë të ndryshëm kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa personale.

“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale. IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me ‘vërtetime’”, ka shkruar ai në Facebook.

/TV Malisheva

Share.