Sot luhen dy ndeshjet e fazës gjysmëfinale të Ligës Ballkanike në basketboll.
KB Peja synon që të arrijë finalen e Ligës Ballkanike, ku sonte përballet me KB Beroen.
Pejanët kërkojnë vetëm fitoren kundër skuadrës bullgare, e cila njëkohësisht është organizatore e Final 4 të këtij turneu, ndërsa ndeshja fillojn nga ora 18:15.
Po ashtu, sot do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Hapoel Beer Sheva dhe Dimona-KK Milenijum me fillim nga ora 15:30.
Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën në Stara Zagora të Bullgarisë.
/TV Malisheva