Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Pejë.
Sipas raportit të policisë, viktima mashkull shtetas i Kosovës, ka raportuar se persona të pa njohur në oborrin dhe shtëpinë e tije kanë hedhur dy shishe të mbushura me lëndë djegëse.
Njëra nga shishet e hedhura sipas ankuesit ishte e ndezur, por është fikur nga djali i ankuesit.
“Pejë, 24.04.2022 – 04:05. Viktima mashkull shtetas i Kosovës, ka raportuar se persona të pa njohur në oborrin dhe shtëpinë e tije kanë hedhur dy shishe të mbushura me lëndë djegëse. Njëra nga shishet e hedhura sipas ankuesit ishte e ndezur, por është fikur nga djali i ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale”, njofton policia.
/TV Malisheva