Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.

“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull nga Kosova ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet po aty.

Kujtojmë se po në këtë spital ka ndodhur një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët.

/TV Malisheva

Share.