Pentagoni akuzoi sot forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë dhe shtoi se do të ndihmonte në mbledhjen e provave rreth tyre, duke akuzuar Kremlinin për kryerjen e sulmeve pa dallim, si pjesë e një strategjie të qëllimshme në konflikt.
“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi, raporton Reuters.
“Ka procese hetimore që do të zhvillohen dhe ne do ta lejojmë këtë. Ne do të kontribuojmë në atë proces hetimor. Për sa i përket asaj që do të rezultojë nga kjo, nuk është një vendim që do të merret nga udhëheqja e Pentagonit”, tha ai.