Menaxheri i Manchester Cityt foli për pretendentët për titullin e Premier League.

Pep Guardiola qeshi me sugjerimet e Jose Mourinho që skuadra e dytë e Manchester City mund ta fitoj titullin, pasi ai nuk u pajtua me ish rivalin e tij mbi skuadrat që kanë gjasa ta fitojnë titullin e këtij sezoni të Premier Ligës.

Kur komentet e Mourinhos iu hodhën atij, Guardiola qeshi. Por pasi ka vlerësuar javën e parë të ndeshjeve, shefi i City ende beson se ka shumë ekipe me një shans për titull dhe ka qenë i impresionuar me Chelsea pavarësisht dy humbjeve të tyre, transmeton Indeksonline.

“Jam vërtet i impresionuar nga mënyra se si Chelsea luajti në ndeshjet me skuadrat e vështira si United e Liverpool,” tha ai.

“Ata nuk fituan, por unë vërtet u befasova me atë se si luajti mirë skuadra e Frank Lampard. Arsenali bleu lojtarë të mirë me Pepe dhe David Luiz. Ata kanë Aubameyang dhe Lacazette, Ceballos ishte një lojtar jashtëzakonisht i lartë në Spanjë me lëvizje dhe cilësi të mirë”.

“Tottenham janë të njëjtë, ata janë pretendentë të mirë”

Share.