Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, HANDIKOS ka pajisur me karroca 156 persona në total.

126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.

85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.

HANDIKOS, po ashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevate ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastëk.

Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.

Share.