Stacionet dhe njësitet e drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, gjatë muajit tetor dhe nëntor të këtij viti, gjatë kontrolleve rutinore dhe planeve të ndryshme kanë hasur në dyzet e nëntë automjete pronarët e së cilave kanë kryer veprën ‘shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve.

“Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore. Policia e Kosovës, apelon te të gjithë qytetarët që kanë në posedim mjete motorike e që nuk i kanë kryer obligimet doganore, para se të dalin në rrugë t’i kryejnë këto obligime, përndryshe Policia e Kosovës ndaj këtyre ngasësve të automjeteve do të ketë zero tolerancë”, thuhet në komunikatën e policisë./TVMalisheva

Share.