Katalin Novak është zgjedhur presidente e Hungarisë nga Parlamenti, duke u bërë kështu gruaja e parë në këtë post në historinë e Hungarisë.

Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban,  së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare derisa zgjedhjen e saj presidente e portretizoi si fitore për gratë.

“Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, kryejmë punën sa për dy veta në të njëjtën kohë nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret”, tha Novak në një fjalim para votimit.

“Ne e dimë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtim dhe të dëgjojmë nëse duhet dhe të mbrojmë familjet tona me një guxim përtej atij të burrave nëse ka rrezik”, tha 44-vjeçarja.

Më herët, ajo ka postuar një foto të saj, të bashkëshortit dhe tre fëmijëve në rrjetet sociale, duke thënë se “kjo nënkupton shumë për që familja ime është këtu me mua”.

/TV Malisheva

Share.