Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID-19.
Sa i përket pacientëve post-COVID-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.
Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse./TV Malisheva