Këtë vit për herë të parë do të mbahet përzgjedhja Meshkujt e Vitit në Kosovë. Ky eveniment që njihet pothuajse në të gjithë botën, kurse organizohet në mbi 70 vende, ka për qëllim t’i shpërblejë meshkujt më të suksesshëm te ne, por edhe t’i motivojë në të ardhmen për sukses si në plan personal ashtu edhe në atë profesional.

Përzgjedhja e Meshkujve të Vitit ka për qëllim të na motivojë në mënyrë të ndërsjellë në drejtim të zhvendosjes së kufijve personalë, të nxitemi në marrjen e vendimeve pozitive të cilat ndikojnë mbi cilësinë e jetës dhe punës sonë, duke krijuar një imixh në bashkësinë e biznesit. Përzgjedhja zyrtare e Meshkujve të vitit do të mbahet në muajin nëntor, duke ditur se nëntori është muaji i mbështetjes së shëndetit të meshkujve.

Ky manifestim i cili do të mbahet për herë të parë këtë vit ka për qëllim të ngrihet në traditë çdo vit.

Ideja për realizimin dhe organizimin e një projekti të tillë është e revistës së vetme onlajn për meshkuj Gentleman Magazine, kurse mbështetet nga një numër i madh mediash, kompanish dhe individësh.

“Të organizohet një eveniment i tillë është nder dhe kënaqësi e madhe. Ideja ka lindur nga fakti se Kosova ka shumë meshkuj të suksesshëm dhe të realizuar të cilët kanë cilësi të madhe. Evenimenti organizohet nga Gentleman Magazin dhe është eveniment botëror i cili mbahet në një numër të madh vendesh nëpër botë. Këtë nëntor do t’i shpërblejmë për herë të parë meshkujt më të suksesshëm në Kosovë në 13 kategori. Do të përpiqemi së bashku me ju të gjithë ta dallojmë mundin, punën, aktivitetet dhe më të suksesshmëve prej tyre t’u japim mirënjohje që do të jetë nxitje në të ardhmen për secilin prej tyre.” – deklaruan organizatorët.

Përndryshe përzgjedhja Meshkujve të Vitit do të bëhet në 13 kategori: Mashkulli i vitit, Mashkulli me vlera të qëndrueshme, Mashkulli menaxher i viti, Mashkulli i huaj i vitit, Menaxheri i ri i vitit, Menaxher i vitit deri në 40 vjet, Mashkulli me arritjet më të mëdha në kulturë, Mashkulli me arritjet më të mëdha në sport, Mashkulli me arritjet më të mëdha për shoqërinë, Mashkulli me stil, Hedonisti i vitit, Mashkulli i vitit në përzgjedhje të organizatorëve dhe Mashkulli i vitit në përzgjedhje nga mediat sociale.

Shumë i rëndësishëm është fakti që përzgjedhjen e Meshkujve të vitit në Kosovë e bën një komision juri i përbërë nga gazetarë, sportistë, përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe individë të tjerë të shquar, kurse janë përfshirë në çdo kategori ku përveç se do të zgjedhin se kush e meriton, ata janë pjesë edhe e nominimit. Secili nga të nominuarit duhet të plotësojë kritere të caktuara, siç janë, kujdesi për imixhin e mirë në publik, të jetë i përfshirë në zhvillimin e shoqërisë, të jetë i suksesshëm, të kultivojë stil të mirë dhe kulturë shoqërore. /TV Malisheva

Share.