Kjo është mënyra se si ta përgatisni brokolin për të nxjerrë nga kjo perime më të mirën

Brokoli është perime shumë e shëndetshme. Është e mirë për shëndetin e syve, mbron nga artriti, ngadalëson përhapjen e kancerit të gjirit, por është preventivë e mirë edhe kundër sëmundjes së zemrës dhe enëve të gjakut.

Ruan dhe mirëmban shëndetin e lëkurës, promovon rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës, lufton plakjen, mbron maksimalisht lëkurën nga dielli, përmirëson sistemin imunitar.

Ndikimin pozitiv të këtillë në shëndetin shkencëtarët ia përshkruajnë sulforafanit, bashkim i cili bëhet kur bokolin e kafshoni, e pritni apo e copëtoni në pjesë, dhe të cilat ndihmojnë në luftën me sëmundjet e ndryshme.

Mirëpo, nëse e zieni brokolin, asgjë nuk keni bërë… Të gjitha efektet pozitive të sulforafanit humben pas pak minutash zierjeje.

Një studim i ri kinez ka treguar që “më e mira nga brokoli” nxirret nëse e imtësoni në copëza prej dy milimetrash, pasta e lini rreth një orë e gjysmë që të shtojë nivelin e sulforafanit, dhe pastaj zieni shumë pak apo fërgojeni.

E pra nëse dëshironi shëndet të mirë hani brokoli, së paku shfrytëzoni gjithë ato që jua ofron…/Tv Malisheva

Share.