Për nderë të “Ditëve të Diasporës” Komuna e Vushtrrisë ka organizuar ekspozitë me piktura dhe skulptura të autorit, Safet Rexha.

Me këtë rast, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, u ekspozuan 26 piktura dhe tri skulptura.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Medina Bunjaku, tha se niveli lokal po mundohet që me aktivitete të ndryshme t’i pres sa më mirë mërgimtarët.

“Ne si Komunë jemi të organizuar që t’u presim sa më mirë që është e mundur. Dje kemi filluar me agjendën tonë katër ditore. Kemi pasur një manifestim të jashtëzakonshëm në sheshin e qytetit dhe sot po vazhdojmë me ekspozitën e zotëri Safet Rexha e më pastaj aktivitete tjera”, tha Bunjaku.

E të pranishmit i përshëndeti vetë autori i ekspozitës, Safet Rexha. Ai falënderoi të pranishmit, duke thënë se mergimtarët e kanë ngjallë qytetin.

/TV Malisheva

Share.