Ylli që mbajmë mend nga seriali ” Desperate Housewives “, Eva Longoria, e ka bërë të qartë se si duken vërtet gjërat dhe ka bërë shumëkënd për të qeshur.
Në postimin e fundit në Instagram, aktorja tregoi me humor se duken gjërat – të paktën në rastin e saj – në realitet dhe si në Instagram.
46-vjeçarja konsiderohet një aktore spontane dhe e mprehtë, ndërsa kjo është arsyeja pse shumë e adhurojnë atë.
Në një seri fotografish, ku ajo ka pozuar para pishinës me një fustan rozë, ka treguar se si duken vërtet gjërat.
Në njërin imazh ka pozuar për Instagram, kurse në tjetrin pothuajse ra në pishinë, teksa në të tretin nuk i mban të qeshurat.
Poshtë fotografive të postuara, Eva ka shkruar “Instagram vs realitet” dhe ka marrë pëlqime dhe reagime të shumta pozitive lidhur me këtë publikim. /TV Malisheva