Sonte Rahoveci do të përballet me Vllazninë e Shkodrës në Ligën Ballkanike.
Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për shkak se të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e katërt, përkatësisht të pestë.
Në grup janë pesë skuadra, ku katër të parat kualifikohen në rrethin e ardhshëm.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, kishin fituar shkodranët me rezultat 73:68, që ishte fitorja e vetme e Vllaznisë në këtë edicion të BIBL, kurse Vreshtarët fitoren e vetme në BIBL e kanë ndaj Pejës me rezultat 106:94.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” nga ora 19:00.