Për të gjithë njerëzit që nuk e dinë dhe në veçanti prindërit, foshnjat e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë asnjë lloj ekspozimi me teknologjinë!

Pavarësisht sa e nevojshme është kjo e fundit për jetën e njeriut modern, për shëndetin e fëmijëve, përdorimi i tepërt mbart një rrezik të madh.

Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze bëjnë me dije se fëmijët e moshës 3-5 vjeç mund të përdorin vetëm 1 orë në ditë pajisje elektronike, e ndërsa ata nga 6-18, 2 orë.

Nëse ky limit kalohet, duke u përdorur 4 ose 5 herë më shumë se norma, pasojat mund të jenë edhe kërcënuese për jetën e të vegjëlve.

Pediatrit dhe logopedët po u bëjnë thirrje prindërve dhe mësuesve të kthejnë vëmendjen tek një çështje kaq e rëndësishme sa kjo.

Çfarë i ndodh fëmijëve të vegjël kur ju lini një telefon/tablet apo para një kompjuteri për orë të tëra?

Rritja e shpejtë e trurit

Që prej lindjes e deri në moshën 2 –vjeçare, truri i foshnjës rritet 3-fish në madhësi dhe vazhdon deri në 21 vjeç, por në procese më të ngadalta. Stimulimi i trurit në zhvillim nëpërmjet ekspozimit të tepërt të teknologjisë, ka treguar se është i lidhur me kohen e reagimeve, problemet me përqendrimin, dëmtimit të të mësuarit, rritje e impulsiviteti dhe ul aftësinë për vetë-menaxhim.

Dëmtimi gjuhësor

Shumica e fëmijëve të sotëm rriten duke parë video në gjuhën angleze dhe kjo sigurisht që ndikon në aftësinë e tyre për të folur. Ka fëmijë të cilët mund t’i zhvillojnë të dyja gjuhët në mënyrë korrekte dhe kjo është ok, por ka nga ata që duke dëgjuar 2 gjuhë, hasin vështirësi në të folur pasi konfuzohen, ose siç njihet ndryshe kanë vuajnë nga çrregullimi bilingual.

Zhvillimi i vonuar

1 nga 3 fëmijë që përdorin teknologjinë në Amerikë dhe Kanada kanë hyrë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar kështu në aftësitë e të mësuarit.

Agresioni

Është gati e pamundur që një fëmijë të kontrollohet për gjithçka sheh në kompjuterin e tij. Përmbajtjet e dhunshme apo videot jo të përshtatshme shkaktojnë agresion tek fëmijët. Ata janë gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj rasteve të dhunës dhe abuzimeve.

Pasoja të tjera, jo më pak të rëndësishme janë:

1. Sëmundjet mendore- depresioni, ankthi, autizmi, bipolariteti.
2. Varësia
3. Mungesa e përqendrimit dhe vëmendjes
4. Rreziku nga rrezatimi

/TV Malisheva 

Share.