Por nëse keni një smartphone Android,do të duheti të rivlerësoni cilat aplikacione keni instaluar në pajisjen tuaj.
Ekspertët nga VPNPro, kanë paralajmëruar përdoruesit në lidhje me një program popullor për redaktimin e videove që përmban spiunë të rrezikshëm.
Aplikacioni, i quajtur VivaVideo, tashmë është shkarkuar të paktën 100 milion herë në Dyqanin Google Play.
Jan Youngren, një studiues në VPNPro, shpjegoi:
Ky aplikacion për redaktimin e videove kërkon një mori të lejeve të rrezikshme, përfshirë aftësinë për të lexuar dhe shkruar skedarë në disqet e jashtme, plus vendndodhjen specifike GPS të përdoruesit.
Në total, studiuesit zbuluan se VivaVideo kërkon gjashtë leje të rrezikshme, përfshirë leximin e gjendjes së telefonit, GPS, video dhe audio.
Bazuar në gjetjet, studiuesit po u kërkojnë përdoruesve të fshijnë sa më shpejt aplikacionin./Tv Malisheva