Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka lëshuar një deklaratë bombastike në lidhje me Kylian Mbappen dhe qëllimin për ta transferuar atë nga Paris Saint-Germain.

Reali ka kohë që lidhet seriozisht me një transferim të Mbappes, dhe dëshira e krerëve madrilen për ta joshur ylli francez në “Santiago Bernabeu” nuk është më sekrete, përcjell TV Malisheva.

Shpresat e tyre për të transferuar Mbappen në klub u duk se morën një goditje pasi që trajneri Mauricio Pochettino pretendoi se sulmuesi do të ishte 100% në “Parc des Princes” sezonin e ardhshëm, por Perez ka ringjallur përsëri spekulimet mbi të ardhmen e Mbappes.

“Të them të drejtën nuk e kam menduar por tani që po e përmendni, mund të jetë e gjitha e vërtetë. Kur do të planifikojmë skuadrën për vitin e ardhshëm do ta shohim”, tha Perez.

Këtë sezon, në 43 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e PSG-së, Kylian Mbappe ka regjistruar plot 35 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

Share.