Fotografia e Oda e Afarizmit të Kosovës

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i barrierave tregtare me të cilat ballafaqohen bizneset që eksportojnë, informata këto që do të kontribuojnë gjatë hartimit të një dokumenti që do të shërbejë si bazë për formulimin e politikave tregtare.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi theksoi disa nga problemet që oda ka identifikuar gjatë takimeve të vazhdueshme me bizneset e vendit ku dhe kanë rrjedhur propozime të shumta që i kemi paraqitur para institucioneve përkatëse.

Lirimi i lëndës së parë, ligji për falimentim, ligji për tregti të brendshme, marrëveshjet e CEFTA, MSA dhe me Turqinë ishin disa nga temat e diskutuara nga bizneset prezente si problem gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Në fund të takimit, Nixha falenderoi odën për takimin dhe gatishmërinë për të ofruar inputin e saj në mënyrë që të kontribuojë në këtë drejtim.

OAK në këtë takim u përfaqësua nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatoria Qëndresa Ibrahimi, zyrtarja Rreze Cana dhe bizneset: Auron Osmanaj nga Spirit of Drini, Ramiz Gashi nga Relux shpk dhe Arben Tershnjaku nga Liri.

Fotografia e Oda e Afarizmit të Kosovës

Fotografia e Oda e Afarizmit të Kosovës

Share.