Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur sot (e mërkurë) në Parma të Italisë dhe është akomoduar në “nH Hotels”.

Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe ekspeditës së Përfaqësueses, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.

Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.

Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative.

Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët./TV Malisheva

Share.