Federata Atletike e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes, përfaqësuesja e Kosovës e përbërë nga gashtë atletë kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të marrin pjesë në garat e Kampionatit Evropian të Atletikës, shkruan TV Malisheva.
Në njoftim thuhet se atletët që do të marrin pjesë në këtë kampionat janë Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Erudit Rysha, Gresa Bakrraqi, Albina Deliu dhe Lirije Peci.
Njoftimi i plotë:
Sot më (19 shkurt), herët në mëngjes, përfaqësuesja e Kosovën e përbërë nga 6 atletë
3 Femra dhe 3 meshkuj, kanë udhëtuar për ta përfaqësuar Kosovën në edicionin e 26 të Kampionatit Ballkanik në sall që do mbahet në Sallën e Atletikës Ataköy të Shtunën (20 Shkurt 2021) në Stamboll të Turqisë, kjo garë do jetë edhe një mundësi e mirë për atletët për të arritur normat për pjesëmarrje në Kampionatit Evropian të Atletikës në sall që do mbahet majin e ardhshëm në Poloni.
Në Kampionatit Ballkanik në sall janë paraqitur gjithsejtë 236 atletësh nga 18 shtete anëtare të Shoqatës Ballkanike të Atletikës dhe do të garojnë për medalje në 24 disiplina në këtë eveniment që është një-ditor.
Shtetet dhe numrat i atletëve pjesëmarrës në Kampionatit Ballkanik në sall janë si më poshtë: Shqipëria (3), Azerbajxhani (4), Bosnja dhe Hercegovina (8), Bullgaria (26), Gjeorgjia (1), Kroacia (17), Mali i Zi (2), Qipro RK (5), Kosova (6) , Maqedonia e Veriut (2), Moldavia (6), Rumania (36), Serbia (12), Sllovenia (20), Turqia (53), Ukraina (24), Armenia (1), Greqia (10).
Atletët tanë që do të paraqiten në Kampionatin Ballkanik janë si më poshtë:
Musa Hajdari në disiplinën 1500m
Astrit Kryeziu në disiplinën 800m
Erudit Rysha në disiplinat kërcim Gjatësi dhe kërcim tre hapsh
Gresa Bakrraqi në disiplinën 800m
Albina Deliu në në disiplinën 800m
Lirije Peci në disiplinën 400m
Përfaqësuesen e Kosovës në Atletik gjatë Kampionatin Ballkanik do ti drejtojë selektori Xhavit Tahiri dhe trajneri Banush Dakaj.
Kampionatin Ballkanik në sall do të transmetohen drejtpërdrejt në TAF TV në Youtube nga ora 12:00 e së Shtunës më 20 Shkurt 2021. /TV Malisheva

Share.