Djelmoshat tanë arrritën të mposhtin Gjeorgjinë në Benevento të Italisë, me rezultat 30:21.

Gjatë gjithë ndeshjes Kosova ishte më e mirë se Gjeorgjia duke qenë gjithmonë në epërsi ani pse ata djelmoshat nga Kosova ishin të sëmurë.

Këtë e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Kosovës e cila ka shkruar: Lojë me zemër  e djemve tanë, ndonëse shumë prej tyre të prekur nga një grip i rëndë.

Kjo ishte ndeshja e tretë kualifikuese e Kosovës, e cila në këtë kampanjë arriti një barazim ndaj Italisë, një humbje nga Rumania dhe sot shijoi fitoren ndaj Gjeorgjisë

Share.