Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në një banesë në Fushë Kosovë.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima, shtetas i huaj ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) i është përfshirë nga zjarri banesa e tij.

Rasti ka ndodhur në Rrugën e Pejës, më 28 nëntor në ora 04:25.

“Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.

/TV Malisheva

Share.