Një depoje në rrugën Hyzri Talla në Prishtinë gjatë mbrëmjes së të hënës iu është vënë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas ankuesit zjarri është vënë qëllimisht nga dy persona të panjohur dhe se nuk ka të lënduar

Zjarri që përfshiu depon, është shuar nga punëtorët.

Ndërsa ende nuk është konfirmuar, vlera e dëmit dhe se është duke vazhduar të hetohet gjithë ngjarja.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur qëllimisht i kanë vënë zjarrin një depoje. Zjarrin kanë arritur ta shuajnë vetë punëtorët ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe nuk është konfirmuar vlera e demit. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia në raportin 24 orësh. /TV Malisheva

Share.